Header
Specialisti në fushën e ushqyesve (biologjikë) për bimët
Achtergrond afbeelding
Biologisch bac producten

Biologjik

„BAC“ fokusohet kryesisht në kultivimin biologjik. Përgjatë viteve ne kemi zhvilluar ushqyes të ndryshëm biologjikë për bimët.

Specialisten met kennis

Specialist me njohuri

Ne kemi një pasion të madh për punën tonë. Për këtë arsye, në çdo moment jemi të angazhuar të zhvillojmë njohuritë tona në fushën e produkteve ushqyese biologjike, të cilat kujdesen për kultura bujqësore përfaqësuese.

Verkooppunten bac online v2

Pikat e shitjeve

Pikat tona të shitjeve gjenden në të gjithë Holandën dhe jashtë saj. Pranë pikave tona të shitjeve ju mund të merrni këshilla në lidhje me përdorimin e produkteve „BAC“.

Rreth nesh

„BAC“ është prodhuesi i ushqyesve për bimët, stimuluesve, amplifikatorëve dhe plehut organik për kulturat organike dhe të tjera. Brenda një periudhe 15 vjet „BAC“ ka bërë emër midis konkurrentëve të shumtë në treg.

„BAC“ qëndron për „Biological Activated Coctail“.„BAC“ fokusohet në kultivimin organik.
Nismëtari i saj Frits ka njohuri për një gamë të gjerë tregjesh bujqësore. Për vite me radhë ai zhvilloi kultivimin e trëndafilave dhe ende përdor ekspertizën e tij si këshilltar në fushën e bujqësisë dhe kopshtarisë në Holandë dhe jashtë saj. Në Indi dhe në Amerikën e Jugut ai njihet për njohuritë e tij të shumta mbi tokat dhe mikroorganizmat, një specializim që vërteton edhe njëherë preferencat e tij për kultivimin organik.

Përgjatë viteve ne kemi prodhuar një shumëllojshmëri produktesh.

Qendra e dijes

Bashkëpunëtorët e „BAC“ zotërojnë njohuri të shumta në fushën e kultivimit të kulturave bujqësore. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju njohuritë tona.

Në rast se keni pyetje në lidhje me produktet tona ose kur dëshironi të këshilloheni në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve, mund të komunikoni me ne në çdo kohë.

Kjo faqe përdor cookies

Kjo faqe përdor cookies. Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Lexo më shumë

Mbylle