Stimulues biologjik i rrënjëve
Nxit rritjen e mikroorganizmave në tokë, e cila i shërben marrjes së lëndëve ushqyese nga rrënjët. Po ashtu, mikroorganizmat kujdesen për prodhimin e oksigjenit dhe lidhjen e tij me lëndët ushqyese.
Kësisoj, mjedisi përreth rrënjëve mbrohet më mirë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Stimuluesit e rrënjëve „BAC“, të quajtur ndryshe edhe ushqyesit e lulëzimit, kanë gjithashtu efekt pastrues mbi kokat e spërkatësve (pra evitohen bllokimet në tubat apo në kokat e spërkatësve) dhe gjithashtu kujdesen për uljen e vlerave të pH-së te rrënjët. Të ruhet në vende të ftohta dhe të mos përdoren enzimat te këto produkte biologjike! Ky stimulues rrënjësh ka përqendrim shumë të lartë!
Gjendet në paketime: 60 ml (sasia është e vlefshme për 600 litra), 120 ml (sasia është e vlefshme për 1200 litra), 300 ml (sasia është e vlefshme për 3000 litra) dhe 1 litër (sasia është e vlefshme për 10 000 litra).
Çmimi: duke filluar nga 24,50 €
Porositni në dyqanin tonë në internetKërkoni një pikë shitjeje
Bio Clone
Xheli „Bio Clone“ është një xhel 100% natyral. Ai kujdeset për një fillim optimal të fidanëve. Rrënjëzim i shpejtë dhe një ushqyes shumë i fuqishëm për bimën tuaj.
Stimulues biologjik i lulëzimit
Stimuluesi biologjik i lulëzimit nxit shumimin e mikroorganizmave pozitivë në tokë dhe në këtë mënyrë marrja dhe përcjellja e lëndëve ushqyese (K) në bimë do të kryhet më shpejt.
Final Solution
„BAC Final Solution“ siguron një fermentim të shpejtë të të gjitha mbetjeve rreth rrënjëve dhe sythave të rrënjëve.
X-Seed
„X-Seed“ është një nga produktet tona 100% natyrale. Është një produkt revolucionar që ndihmon në përmirësimin dhe përshpejtimin e mbirjes së farave!