• Header-Biologisch-producten-3.jpg
Faqja kryesore > Produkte Biologjike > Ushqyes Për Fazën E Çeljes Së Luleve

Ushqyes biologjik lulëzimi

Ushqyesi biologjik i lulëzimit „BAC“ është prodhuar në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha nevojat e kulturave tuaja gjatë procesit të lulëzimit. Ne punojmë me plehra biologjikë të cilësisë më të lartë, të cilat janë gjithashtu lehtësisht të përthithshme.

Duke përdorur stimuluesin e lulëzimit „BAC“, mikroorganizmat pozitivë ushqehen dhe kështu shumohen me shpejtësi. Kështu, garantohet që nga ushqyesi i lulëzimit „BAC“ te këtë një disponueshmëri të menjëhershme të elementeve të nevojshme. Po kështu, këta mikroorganizma pozitivë sigurojnë prodhimin e sasive më të mëdha të oksigjenit në ujin që ju përdorni si ushqyes, si dhe për lidhjen e tyre.

Duke përdorur ushqyesit e balancuar të lulëzimit, kulturat tuaja marrin atë që kanë me të vërtetë të nevojshme. Kjo çon në një zhvillim më të mirë dhe më të shpejtë gjatë kohës së lulëzimit. Formimi i luleve dhe lulëzimi final do të jenë veçanërisht më të mëdhenj. Kombinimi i ushqyesit të lulëzimit „BAC“ dhe stimuluesit të lulëzimit „BAC“ do ta bëjnë kulturën tuaj më tepër rezistente ndaj sëmundjeve të ndryshme (pythium/fusarium), dëmtimeve të insekteve (mizave/merimangave) dhe gabimeve klimaterike eventuale të kultivuesit.

Nëpërmjet përdorimit të stimuluesit të lulëzimit „BAC“ dhe dhënies së kërpudhave „BAC“ stimulohet në masë të madhe prodhimi i mikroorganizmave të nevojshëm. Kjo sjell një ekuilibër optimal të periudhës së lulëzimit të kulturave tuaja. Ushqyesi biologjik i lulëzimit „BAC“ përbëhet nga komponentë të miratuar nga „Soil Association“. Për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe sheqernave, ky pleh bashkëpunon në harmoni me bakteret që gjenden në tokë dhe „mycorrhiza“ e „BAC“. Ky produkt përmban „Yucca“, i cili është një element i lëngshëm natyror që ndihmon në depërtimin e thellë të plehut në tokë. „Yucca“ kontribuon gjithashtu në një balancë të qëndrueshme të ujit si në toka të hapura ashtu dhe në vazo. Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj është një shije, aromë dhe cilësi më e mirë e produktit përfundimtar.

Gjendet në paketime 500 ml, 1 dhe 5 litra

Çmimi: duke filluar nga 9,25 €

Belgium Exemption EM620.K

Porositni në dyqanin tonë në internetKërkoni një pikë shitjeje

Biologische bloeivoeding

  BAC SKAL Biocontrole  BAC - Control Uion - 4

Produkte të tjera

Produkte të tjera

Plehu organik prodhohet nga lëndë natyrore të papërpunuara (me origjinë bimore ose shtazore).

Shiko produktet
Ushqyes për rritjen

Ushqyes për rritjen

Ushqyesi për rritjen „BAC“ është prodhuar në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha nevojat e kulturave tuaja gjatë procesit të rritjes.

Shiko produktin
PK Booster

PK Booster

Përdorimi i rritësit „BAC PK booster“ ka çuar në rezultate shumë të mira në kopshtarinë dhe bujqësinë angleze.

Shiko produktin
Amplifikatorë

Amplifikatorë

Jeni në kërkim të përforcuesve biologjikë për bimët? Ne ju vijmë në ndihmë për këtë. Ne disponojmë një gamë të gjerë përforcuesish biologjikë për bimët.

Shiko produktet
Scroll to top