Veelgestelde vragen
Ju mund të na kontaktoni për çdo pyetje që ka të bëjë me ushqyesit biologjikë, stimuluesit biologjikë për bimët, rritësit biologjikë, plehun organik, „Airsock“ dhe skemat e kultivimit.
Mund të na kontaktoni padyshim për këtë, por do të dëshironim të ishim në shërbimin tuaj edhe kur nuk mund të na kontaktoni drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit apo emailit. Për këtë arsye kemi paraqitur në këtë faqe përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.
Cila është metoda më e shpejtë dhe më e lehtë për kultivimin nga fillestarët?
Metoda më e mirë e kultivimit për kultivuesit pa përvojë është linja e produkteve tona organike. Me të nuk është e nevojshme matja e vlerave të EC (kripërave) dhe pH-së.
Çfarë është substrati?
Substrati është një mjedis (artificial) për rritjen e bimëve, në të cilin rriten rrënjët e bimëve.
Përse duhet të përdoren ushqyes të ndryshëm gjatë fazës së rritjes dhe gjatë asaj të lulëzimit?
a. Gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit, bima ka nevoja të ndryshme për elemente ushqyese.
b. Gjatë fazës së lulëzimit, bimët e shtojnë aciditetin në mjedisin përreth rrënjëve. Kjo do të thotë që në këtë mjedis nevojiten elemente të tjera.
Kur duhet të filloj t'i japë bimës lëndë ushqyese për lulëzimin?
Sapo shikoni shenjat e para të lulëzimit, ju duhet të filloni me dhënien e lëndëve ushqyese në ndihmë të procesit të lulëzimit.
Cili është ndryshimi më i madh midis lëndëve ushqyese minerale, biologjike dhe organike?
Dallimi më i madh është në mënyrën në të cilën ato krijohen. Ushqyesit (organikë) biologjikë çlirohen ngadalë. Nga ana tjetër, plehrat minerale janë menjëherë të disponueshme.
Dëshiroj të provoj linjën e ushqyesve organikë. A mund të më dërgoni disa mostra?
Marrja e mostrave është e mundur. Për këtë „BAC“ ka sjell në treg një paketë speciale për fillestarët. Kërkojini mostrat pranë një pike shitjeje me pakicë. Ju mund t'i gjeni distributorët tanë nëpërmjet faqeve si në vijim.
Kur fillon faza e rritjes kur unë e filloj kultivimin që nga mbjellja e farës?
Bima e re mund të mbijë gjatë një periudhe 5 deri në 10 ditë. Është e rëndësishme që të formohen rrënjë të mira dhe gjethja të jetë e shëndetshme. Prej këtij momenti fillon faza e rritjes për bimën.
Çfarë do të thotë „A & B“?
„A & B“ janë të gjitha elementet ushqyese të domosdoshme për bimën. Ato janë ndara në „A“ dhe „B“ për ta bërë zgjedhjen sa më të përqendruar. Ju duhet t'i jepni ushqyesit „A“ dhe „B“ gjithmonë në sasi të barabarta.
Përse nuk mund t'i kem „A“ dhe „B“ në 1 paketim?
„A & B“ në të njëjtin paketim kërkojnë shumë më tepër volum për të shpërndarë lëndët ushqyese. Mos i përzieni asnjëherë koncentratet e pastra „A“ dhe „B“ me njëri-tjetrin, pasi formohet një substancë e pahollueshme.
Cila është rëndësia e vlerës së pH-së?
Aciditeti (pH) ndikon në disponueshmërinë e ushqyesve të ndryshëm për bimët. Kujdesuni që vlerat e pH-së të qëndrojnë gjithmonë brenda kufijve normalë. Konsultohuni në lidhje me vlerën e pH-së në faqen tonë të internetit.
Çfarë është „EC“?
Vlera „EC“ është numri i përgjithshëm i kripërave të tretura në ujë. Ato përbëjnë të gjitha kripërat në ujë, plus kripërat që gjenden në lëndët ushqyese.
Përse duhet të përdor gëlqeren nëse dua ta përdor sërish dheun?
Tokat me vlera të ulëta pH-je mund t'i neutralizoni me kalcium dhe magnez. Veçanërisht në fund të një periudhe kultivimi, ndodh shpesh që toka të ketë vlera të ulëta pH-je. Kur përmirësohet vlera e pH-së, atëherë dhe rritja e bimës do të përmirësohet dhe të gjitha elementet do të jenë lehtësisht të përthithshme nga bima.
Shoh që enët dhe paketimet tuaja kanë ngjyra të ndryshme kapakësh; çfarë do të thotë kjo?
Ne kemi prodhuar plehrat më të mira të mundshme për substratet e ndryshme. Për substratet hidrologjike (leshi mineral), kapakët e enëve kanë ngjyrë të kuqe. Për substratet e kompostimit, kapakët kanë ngjyrë blu dhe për substratet e dheut kemi ushqyes me 1 komponent me kapakë në ngjyrë të gjelbër.
Stimuluesit tuaj nuk kanë kapakë me ngjyra të ndryshme?
Po, kjo është e vërtetë. Stimuluesit tanë të lulëzimit – për rrënjët dhe lulëzimin mund t'i përdorni në çdo lloj dheu.
Unë jam shitës me pakicë dhe dëshiroj të shes produktet tuaja.
Ju lutemi, na telefononi ose na dërgoni një mesazh nëpërmjet formularit të kontaktit.
Ku mund t'i blej produktet „BAC“?
Shikoni në rubrikën e pikave të shitjes në këtë faqe interneti. Është dyqani juaj aty? Na dërgoni një mesazh nëpërmjet faqes së internetit dhe ne do të kontaktojmë dyqanin tuaj.
Në çfarë orari funksionon „BAC“?
Ju lutemi, na telefononi ose na dërgoni një mesazh nëpërmjet formularit të kontaktit.
A ka „BAC“ edhe dyqan në internet?
Po, „BAC“ ka edhe dyqan në internet. Atë mund ta vizitoni nëpërmjet URL-së në vijim: www.bac-shop.com