Ushqyes për tokën
Një ushqyes shumë i përqendruar me 1 komponent për periudhën e rritjes dhe lulëzimit të bimës.
Ushqyes për kompostimin
Ushqyes për kompostimin „A&B“ shumë i përqendruar për periudhën e rritjes dhe lulëzimit të bimës.
F1 extreme Booster
„BAC F1 Extreme Booster“ është një ushqyes tepër i përqendruar, i cili përmban mineralet më të vlefshme dhe me melasa të ndryshme të sheqerit.
Ushqyes hidrologjik
Ushqyes hidrologjik „A&B“ shumë i përqendruar për periudhën e rritjes dhe lulëzimit të bimës.
Ushqyes ekstra
Jeni në kërkim të ushqyesve që stimulojnë dhe forcojnë bimët tuaja gjatë çdo faze?
Ushqyes mineral për bimët
Jeni në kërkim të ushqyesve që stimulojnë bimët tuaja gjatë periudhës së rritjes dhe lulëzimit?
Te „BAC Online“ do të gjeni ushqyesit mineralë më të kompletuar. Ushqyesi për bimët përbëhet nga azoti, fosfori dhe kaliumi. Këta përbërës kontribuojnë në rritjen, lulëzimin dhe fortësinë e bimës. Ushqyesit kanë gjithashtu në përbërje kalcium dhe magnez. Kalciumi kujdeset për neutralizimin e aciditetit dhe në këtë mënyrë dheu nuk përmban aciditet. Magnezi jep një ngjyrë jeshile të bukur të gjetheve, duke i dhënë bukuri gjithë bimës.
„BAC Online“ ofron lloje të ndryshme ushqyesish mineralë:
Qfarë janë plehrat minerale?
Bimët, ashtu si njerëzit dhe kafshët, kanë nevojë për lëndë ushqyese që të rriten dhe të zhvillohen. Sasia dhe raporti i saktë i të ashtuquajturave NPK kan një rëndësi të madhe. NPK qëndron për raportin e azotit (N), fosfatit (P) dhe kaliumit (K) në pleh. Këto janë elemente që bimës gjithmonë i duhen si bazë e qëndrueshme.
Plehrat minerale, të njohura si plehra artificiale ose plehra inorganike, nuk përbëhen tërësisht nga lëndët e para natyrore. Plehrat artificiale krijohen pas një procesi industrial (kimik). Sidoqoftë, të gjithë elementët që ndodhen në pleh artificial janë elemente që mund të gjenden gjithashtu edhe në natyrë.
Avantazhi kryesor i plehrave është se kompania BAC ka përpiluar një numër recetash që përputhen saktësisht me nevojat e bimës. Varësisht nga mediumi në të cilin kultivohet, fekondimi mund të jetë shumë më i saktë dhe me i synuar.Të gjitha elementët e nevojshme janë të pranishme dhe bima nuk ka nevojë të "zgjedhë" atë që i duhet. Ushqyesit nga plehrat minerale pothuajse gjithmonë funksionojnë më shpejt sesa nga plehrat organike.
Një disavantazh i plehrave minerale është se nuk kontribojnë në një jetë të shëndetshme të tokës, sepse është e përbërë nga disa lloje të kripërave. Prandaj, përdorimi i stimuluesve BAC rekomandohet fuqimisht.
Nëse plehrat artificale aplikohen në mënyrë të gabueshme, kripërat mund të grumbullohen rreth rrënjëve të bimës dhe mund të shkaktojnë dëmtime të rrënjës.