• Header-Plantversterkers-5.jpg

Funky Fungi

Kërpudhat „BAC“ përbëhen ndër të tjera nga 4 lloje „Mycorrhiza“. Duke përdorur këto kërpudha në kombinim me stimuluesit „BAC“, këto kërpudha do të kolonizohen shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme përreth rrënjëve të bimëve.

„Mycorrhiza“ në greqisht do të thotë „kërpudha të rrënjëve“. Është një lidhje bashkëjetese e bimëve me kërpudha të caktuara. Kërpudhat „Mycorrhiza“ përbëjnë një element të rëndësishëm të ekzistencës së bimëve në natyrë. Ato janë përshtatur në mënyrë të shkëlqyer që të gjejnë në tokë ujë dhe minerale dhe t'ua transmetojnë bimës. Kështu, nëpërmjet procesit të fotosintezës, prodhohen komponimet e karbonit, të cilat nga ana e tyre ushqejnë kërpudhat. Të dy partnerët përfitojnë nga njëri-tjetri dhe kjo është edhe arsyeja pse më shumë se 99% e të gjitha bimëve i nënshtrohen një simbioze të tillë.

Këto kërpudha rriten në dhe përreth rrënjëve të bimëve. Nëpërmjet rrënjëve ato depërtojnë në dhe, dhe kështu formojnë një rrjet fijesh kërpudhore. Në këtë mënyrë zhvillohet sistemi rrënjor, prej nga përmirësohet marrja e mineraleve si fosfori dhe kaliumi dhe e mineraleve. Kërpudhat mund të arrijnë në poret e dherave, të cilat janë shumë të vogla për rrënjët e bimëve dhe mund të aktivizojnë dhe të bëjnë gati për bimët elementet që gjenden në to.

Gjenden në paketime 50 g, 100 g dhe 200 g.

Çmimi: duke filluar nga 25,50 €

Porositni në dyqanin tonë në internetKërkoni një pikë shitjeje

Schimmels

BAC - Control Uion - 4

Bio Clone

Bio Clone

Xheli „Bio Clone“ është një xhel 100% natyral. Ai kujdeset për një fillim optimal të fidanëve. Rrënjëzim i shpejtë dhe një ushqyes shumë i fuqishëm për bimën tuaj.

Shiko produktin
Ushqyes biologjik për gjethet

Ushqyes biologjik për gjethet

Ushqyesi për gjethet „BAC“ kujdeset për prodhimin e shpejtë të klorofilit (ngjyra e gjelbër) në gjethe.

Shiko produktin
X-Seed

X-Seed

„X-Seed“ është një nga produktet tona 100% natyrale. Është një produkt revolucionar që ndihmon në përmirësimin dhe përshpejtimin e mbirjes së farave!

Shiko produktin
Pro Active

Pro Active

„BAC Pro Active“ përbëhet nga aminoacide të ndryshme bimore, vitamina dhe proteina.

Shiko produktin
Scroll to top